5 parti shqiptare në Mal të Zi bien dakord për një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit

schedule14:36 - 26 Korrik, 2020

schedule 14:36 - 26 Korrik, 2020

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi, kanë rënë dakord të dalin në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit me një listë të përbashkët zgjedhore.

Subjektet politike shqiptare që kanë rënë dakord janë Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e Re Demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Lëvizja Qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj.

“Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkëveprim, edhe në këtë mënyrë dëshirojmë të dëshmojmë qëndrimin dhe kërkesën tonë për formimin e kësaj liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të  japë rezultat! Ne jemi për një listë shqiptare”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Përfaqësues të këtyre pesë forcave politike thanë se do të përpiqen të krijojnë mundësinë që në këtë  listë të përbashkët zgjedhore të jenë të gjitha subjektet shqiptare, përfshirë edhe ato parti që ende nuk janë pjesë e atyre që tashmë kanë rënë dakord. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet të hënën në mesditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!