Departamenti amerikan i shtetit është gati të paguajë 5 milion dollarë për këdo që do të japë informacione për kapjen e Aureliano Guzman-Loera, vëllai i trafikantit meksikan të drogës, i njohur si El Chapo. Shpërblimi vlen dhe për tre shtetas të tjerë meksikanë, vëllezër mes tyre.
Të katër akuzohen për shkeljen e ligjit amerikan kundër drogës, dhe shpërndarje marijiuane, kokane, meanfetaminë dhe fentanil. El Chapo i konsideruar si një nga trafikantët më të fuqishëm të botës deri në ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Kolorado.
Organizata e tij kriminale mbështetej dhe tek bashkëshortja e tij e cila pranoi se kishte marrë drejtimin e kartelit meksikan të Sinaloas, pas arrestimit të bashkëshortit të saj në vitin 2014./abcnews.al