Dy persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës gjatë aksionit të zhvilluar në Ksamil.
Abc News mëson se të arrestuarit janë Altin Bogdani, 35-vjec nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren ne Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT Tiranë dhe Vasillaq Vito, 43-vjeç nga Saranda.
Bogdani akuzohet se ka marrë rryshfet 5000 euro dhe 350 000 lekë nga Vito, për të mos i prishur një pjesë të një objekti në Ksamil, pronë e 43 vjeçarit.
LEXO EDHE: Shoqërohen 7 persona në Ksamil, mes tyre 5 punonjës të IKMT
Gjatë kontrollit të ushtruar Bogdanit, iu gjetën 5000 euro, 350 000 lek, 3 celularë dhe një sasi prej 1.56 gram kanabis.
Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit në Tiranë./abcnews.al