Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

5 mënyra të pazakonta për të hequr manikyrin nga thonjtë përveç acetonit

schedule17:11 - 12 Janar, 2022

schedule 17:11 - 12 Janar, 2022

Një manikyr i mirë nuk zgjat përgjithmonë. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të dëshironi të fshini manikyrin por nuk keni aceton. Mos u shqetësoni pasi ka disa mënyra të tjera që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Pastë dhëmbësh

Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni pastë dhëmbësh në thonjtë tuaj sepse përmban acetat etilik, i cili është i pranishëm edhe në aceton.

Deodorant

Deodoranti është një mënyrë tjetër për të hequr manikyrin e thonjve. Aplikojeni atë në thonj, dhe më pas filloni të hiqni llakun me një copë pambuku. Mund të duhen më shumë se një përpjekje, por rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Dezinfektues i duarve

Këtë periudhë, ka më shumë gjasa që të keni dezinfektues duarsh. Aplikoni pak nga ky produkt në një copë pambuku dhe fërkoni thonjtë derisa të merrni rezultatet e dëshiruara.

Parfum

Ashtu si deodoranti, parfumi mund të jetë një zëvendësues i acetonit. Aplikojeni atë në një pecetë dhe filloni të pastroni thonjtë tuaj. Shumë femra e kanë pranuar se kjo mënyrë për të hequr manikyrin i ka shpëtuar shumë herë.

Llak për flokët

Llaku i flokëve përmban alkool dhe është alternativa më e mirë për heqjen e manikyrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!