5 mënyra si t’i zgjasni flokët më shpejt

schedule09:03 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:03 - 5 Shkurt, 2021

Trajtimet, ushqimi i shëndetshëm dhe kujdesi janë disa nga mënyrat e shumta për t’i mbrojtur flokët tuaj. Stilisti i njohur, Mark Townsend thotë se “ditën që vendosni të rrisni flokët, duhet të filloni të kujdeseni për to”. Këto janë 5 këshilla nga ekspertët e flokëve që ju ndihmojnë t’i rrisni flokët më shpejt.

Pritini rregullisht majat e flokëve

Kur shkoni në parukeri gjithmonë pritini pak majat e flokëve tuaj. Kjo do t’i ndihmojë të marrin frymë më mirë dhe natyrisht do t’u mundësojë atyre që të rriten më shpejt.

Bëni trajtime çdo javë

Stilistët e flokëve pajtohen se një trajtim i hidratimit të thellë në javë është i nevojshëm për të gjitha llojet e flokëve, në mënyrë që të duken më të shëndetshëm.

Pastrimi i thellë

Pastrimi është themeli i çdo kujdesi për flokët. Ekspertët rekomandojnë ta lini shampon në flokë për 10 minuta dhe më pas t’i shpërlani, në mënyrë që të depërtojë si në flokë ashtu edhe në lëkurë dhe të heqë të gjitha yndyrat e mbetjet nga produktet e stilimit. Mos harroni kurrë të masazhoni lëkurën e kokës: stimulon gjëndrat e flokëve, gjë që nxit rritjen e tyre.

Kushtojini vëmendje dietës

Ushqimi i shëndetshëm gjithashtu ndihmon flokët. Vitamina B dhe omega-3 shoqërohen me flokë më të shëndetshëm dhe më të gjatë. Përfshini midhje, fasule dhe vezë në dietën tuaj për proteina, speca dhe perime jeshile me gjethe të errëta për vitaminën C. Salmoni i egër është i vlefshëm për yndyrnat e tij omega-3.

Flini në një jastëk mëndafshi

Një jastëk pambuku do të thithë të gjithë lagështinë nga flokët brenda natës. Kjo është arsyeja pse duhet të flini në një jastëk mëndafshi, i cili do t’i lejojë flokët të mbajnë lagështinë e tyre dhe do të shmangni dehidratimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!