5 mënyra si të eliminoni celulitin

schedule14:19 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:19 - 25 Shkurt, 2021

Në ditët e sotme, çdo një në dy gra, përballet me problemin e celulitit. Celuliti është një rritje lokale e qelizave dhjamore dhe një shtypje e mikrocirkulimit të indor dhjamor.

Ju mund të përballeni me këtë problem për shkak të disa faktorëve që mund të jenë; hormonet, kequshqyerja, dehidratimi, jeta pasive dhe gjenetika. Ky dhjam kokëfortë e bën lëkurën tuaj të duket me gunga.

Nëse vuani nga celuliti dhe nuk dini si ta hiqni qafe atë, ne ju kemi sjellë disa këshilla të vlefshme për dietën dhe palestrën.

1. Shtoni ulje-ngritjet me gju në rutinën tuaj

Në shikim të parë duket një ushtrim i thjeshtë, por është pak i vështirë. Gjithsesi, ia vlen sepse do të tonifikojë trupin tuaj.

Pasi të keni marrë pozicionin si në foto, shtrijeni njërën këmbë direkt përpara dhe më pas tërhiqni këmbën tjetër në këtë pozicion të zgjatur. Kur të keni mbaruar do të ndjeni një tendosje në këmbë. Përsëriteni këtë ushtrim deri në 15 herë, gjithmonë duke mbajtur shpinën sa më të drejtë.

2. Zëvendësoni ushqimet tuaja të preferuara të pashëndetshme, me ushqime të shëndetshme

Nëse dëshironi të keni një trup të bukur dhe të hollë, së pari duhet të shikoni ushqimin që hani. Dieta e shëndetshme është çelësi për të zvogëluar celulitin. Kushtojini vëmendje fibrave të papërpunuara dhe drithërave të plota, sepse ato janë të shkëlqyera për zvogëlimin e toksinave. Mundohuni të përjashtoni sheqerin dhe yndyrnat e ngopura nga dieta juaj, duke rritur marrjen e frutave dhe perimeve.

3. Mos lini mënjanë stërvitjen e përgjithshme

Mos harroni të bëni edhe stërvitje të tjera, për të rregulluar zonat problematike ku është akumuluar dhjami. Bëni stërvitje të përqendruara te këmbët.

4. Hidratohuni

Uji është një përbërës kryesor për detoksifikimin e trupit. Nëse nuk ju pëlqen të pini ujë, mund të pini lëngje frutash. Rekomandohet që të hidratoni zonat e trupit tuaj me celulit pasi yndyra ka më shumë të ngjarë të zhvendoset dhe të tonifikohet kur trupi juaj nuk është i dehidruar.

5. Djersitni toksinat jashtë

Aktivitete të thjeshta të tilla si lëvizja e trupit dhe bërja e kardio-ve do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe celulitin, sepse sistemi juaj do të bëjë më të mirën e tij për të djersitur të gjitha kimikatet e këqija. Duke bërë aktivitete të tilla, mund të vëreni brenda një periudhe të shkurtër kohore që lëkura juaj është bërë më e fortë dhe elastike./e.b-abcnews.al