5 mënyra për t’i dhënë fund krizës demokratike të BE-së

schedule10:19 - 3 Gusht, 2021

schedule 10:19 - 3 Gusht, 2021

Nga Lili Bayer dhe Zosia Wanant, Politico

Shqetësimi për sundimin e ligjit në Europë po kthehet në një situatë shumë serioze por askush nuk po gjen zgjidhjen. Për vite me radhë janë rritur përplasjet midis vendeve që vënë në dyshim efektivitetin e institucioneve të BE -së ndërsa shumë vende të tjera anëtare janë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban është përballur me kritika të shumta rreth legjislacionit anti-LGBTQ+ ndërsa autoritetet polake kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë epërsinë e ligjit të BE-së.

Por përpjekjet e ndryshme të Brukselit – nga veprimet ligjore deri te kërcënimet për ndërprerjen e fondeve nuk kanë arritur të nxisin një ndryshim të kursit në Varshavë ose Budapest. Në vend të kësaj, hendeku midis dy vendeve anëtare rebele dhe bërthamës politike të BE -së mbi vlerat e bllokut duket se po rritet edhe më më shumë, raporton abcnews.al

Atëherë lind pyetja: Si do të përfundojë e gjithë kjo?

  1. Polonia dhe Hungaria duhet të tërhiqen nga disa prej politikave të tyre

Nëse Brukseli rrit presionin ose vendos sanksione  financiare, mund të detyrojë Varshavën dhe Budapestin të tërhiqen nga disa prej politikave të tyre kontroverse. Komisioni Europian tashmë ka vonuar miratimin e planeve ekonomike të Polonisë dhe Hungarisë pas pandemisë, në një sinjal se vendet do të duhet të bëjnë disa lëshime në mënyrë që të kenë qasje në miliarda euro në planin e rimëkëmbjes së BE-së.

“Është e qartë se një nga arsyet pse Komisioni po vonon këtë vendim… është sundimi i ligjit. Komisioni nuk do ta pranojë publikisht, por po përdor miratimin e këtij plani si një mënyrë për të bërë presion mbi Poloninë në mënyrë që të bëjë disa ndryshime në politikën e saj të sundimit të ligjit, “tha Jakub Jaraczewski, një koordinator në Democracy Reporting International, një OJQ me bazë në Berlin.

Nëse Polonia refuzon të respektojë vendimet e Gjykatës së Drejtësisë të BE -së, ajo mund të përballet me gjoba të konsiderueshme. Jaraczewski tha se pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës – i cili përfshin kryeministrin Mateusz Morawiecki  mund të mos jetë i gatshëm të humbasë paratë dhe të përballet me përplasjen përfundimtare me Komisionin.

Ekziston një mundësi që qeveria të ndryshojë qëndrimin e saj. Morawiecki tashmë ka lënë të kuptohet në intervistat e fundit  gjykata”ka nevojë për reforma”. Sidoqoftë, të dy qeveritë i kanë cilësuar betejat me Brukselin një pjesë thelbësore të identitetit të tyre politik dhe është e paqartë se sa do të ishin të gatshëm të ndryshonin drejtim dhe të rrezikonin të humbisnin mbështetjen nga baza e tyre.

  1. Udhëheqësit e rinj në Budapest dhe Varshavë

Nëse partitë në pushtet në Poloni dhe Hungari humbasin pushtetin në zgjedhjet e viteve të ardhshme, kjo me siguri do të zbuste tensionet mes Brukselit dhe qeverive të  tjera të BE -së. Hungarezët do të votojnë në pranverën e vitit 2022, ndërsa Polonia pritet të mbajë zgjedhjet e parlamentare në vitin 2023.

Partia qeverisëse e Fidesz në Hungari dhe partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po përballen me forcat opozitare që janë kryesisht pro-BE-së dhe janë zotuar se do të rikthejnë normat demokratike nëse zgjidhen.

Linja më e rëndësishme e ndarjes si në Poloni ashtu edhe në Hungari është marrëdhënia me Brukselin dhe Bashkimin Europian,” tha Péter Krekó, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kapitalit Nëse forcat opozitare fitojnë, qeveritë e reja do të ndërmarrin “hapa për të rivendosur pavarësinë e institucioneve”, tha ai.

Në Hungari, një koalicion i larmishëm gjashtë palësh është mbledhur për të mposhtur Orban. Ndërkohë, reformat e diskutueshme gjyqësore të Polonisë dhe ndarjet e brendshme kanë krijuar tensione brenda koalicionit qeverisës – duke e bërë aleancën të dyzuar dhe duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Sidoqoftë, si PiS ashtu edhe Fidesz janë treguar jashtëzakonisht të aftë. Të dy gjithashtu kanë marrëdhënie pozitive me mediat shtetërore. Sipas sondazheve në Hungari, PiS ka një epërsi prej 10%, raporton abcnews.al

Të dy partitë gjithashtu po përballen me aleanca që lehtë mund të shpërbëhen në muajt dhe vitet në vijim. Edhe nëse njëra nga partitë humbet, do të kishte një ndikim të madh te tjetri. Aleanca midis Hungarisë dhe Polonisë mund të prishet.

Prishja e koalicionit joliberal do të ndryshonte dinamikën në Këshillin e BE -së, ku për momentin secila qeveri në mënyrë efektive mbron tjetrën nga sanksionet e mundshme nëpërmjet të drejtës së vetos.

Shumë avokatë pro-demokracisë i kanë varur shpresat e tyre në një mekanizëm të ri që lejon BE-në të shkurtojë fondet për vendet anëtare për shkeljet e sundimit të ligjit që ndikojnë në interesat financiare të bllokut.

Por mbetet e paqartë se si do të zbatohej instrumenti – dhe nëse mund të ushtrojë presion të mjaftueshëm mbi qeveritë në Hungari dhe Poloni për të bërë ndryshime thelbësore. Eurodeputetja franceze Gwendoline Delbos-Corfield po bën presion për presidencën e ardhshme franceze të Këshillit të BE-së për të ndjekur “rekomandimet” për Hungarinë – një procedurë sipas nenit 7 të traktateve të BE-së që lejon 4/5 e shteteve anëtare të paralajmërojnë një shtet anëtar tjetër mbi shqetësimet e sundimit të ligjit para se të vendosin sanksione, raporton abcnews.al

“Unë mendoj se do të ishte një hap i madh,” tha Delbos-Corfield. Ndërsa pranoi se “nuk do të ndryshojë jetën e përditshme të hungarezëve”, ajo tha se “këto rekomandime do ta izolonin Orbanin edhe më shumë”.

Në Poloni, ka frikë në radhët e opozitës se Varshava do të përdorë mjete demokratike për të prishur marrëdhëniet me Brukselin që do të zgjidhë disa probleme në teori por jo në praktikë – dhe Komisioni Europian do ta pranojë atë si një kompromis.

  1. Polexit dhe Hexit

Në teori, Polonia dhe Hungaria mund të dalin nga BE -ja  edhe nëse shanset duken të largëta. Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se qytetarët e Hungarisë dhe Polonisë mbështesin anëtarësimin në BE. Vetëm 39 përqind e polakëve dhe 28 përqind e hungarezëve besojnë se vendet e tyre mund të jenë më mirë jashtë BE-së, sipas një studimi  të Eurobarometer 2020-2021 .

Të dy qeveritë gjithashtu kanë përfituar nga fondet e BE -së, dhe Morawiecki i Polonisë ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të largohet. Një vendim për t’u tërhequr nga blloku do të ishte “vetëvrasje politike” për PiS, tha Jaraczewski në Democracy Reporting International.

Në vend që të largohet plotësisht, ka më shumë mundësi që Polonia të bëhet “një dhëmb i prishur në gojën e BE”, tha ai.  “Do të funksiononte, do të merrte pjesë në disa veprime, por do të përjashtonte veten nga sistemi ligjor,” tha ai. “Polonia do të ishte një vend i ngjashëm me Norvegjinë ose Lihtenshtajnin dhe të tjerët, sesa një shtet anëtar që respekton plotësisht ligjin e BE -së.”

Në Hungari, anëtarët e partisë qeverisëse kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për anëtarësimin në BE. Në fillim të kësaj vere, László Kövér, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë dhe një nga anëtarët themelues të Fidesz, tha se nëse një referendum për anëtarësimin në BE do të bëhej tani, ai do të votonte kundër anëtarësimit në bllok.

Disa nga kundërshtarët e Orbanit besojnë se ai nuk dëshiron të largohet nga BE – por mund të dobësojë dhe copëtojë bllokun më shumë duke qëndruar brenda tij.

“Si rrezik kryesor, unë shoh shpërbërjen e BE -së: politika populiste përçarëse që Orban po ndjek po çon në shpërbërjen e komunitetit të BE -së,” tha Bernadett Szel, një anëtar i pavarur i opozitës në parlamentin hungarez.

Analistët thonë se ndërsa popullsia hungareze është pro BE-së dhe Orbán i kupton përfitimet e anëtarësimit, retorika gjithnjë e më euroskeptike mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

“David Cameron nuk donte që Mbretëria e Bashkuar të largohej,” tha Krekó. “Kur fillon të luash me zjarrin, është e vështirë ta kontrollosh.

  1. Fidesz dhe aleatët: Një BE më populiste

Fidesz mund të qëndrojë në pushtet-ndërsa partitë e së djathtës ekstreme fitojnë pushtet në vendet e mëdha të BE-së si Italia dhe Franca, duke e “lehtësuar” bllokun nga shqetësimet për demokracinë dhe sundimin e ligjit, raporton abcnews.al

Orbán dhe udhëheqësi i PiS Jarosłaë Kaczyński kanë investuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me partitë populiste në të gjithë bllokun, dhe kanë argumentuar se BE duhet të jetë kryesisht një projekt ekonomik – me më pak integrim politik.

“Hiperaktiviteti për të bërë moral  gjatë viteve të fundit në institucionet e BE-së ka rezultuar në një tendencë të rrezikshme për të imponuar një monopol ideologjik”, 16 parti populiste të krahut të djathtë europian-përfshirë Fidesz, PiS, Tubimin Kombëtar të kandidates presidenciale francez Marine Le Pen dhe Liga e Matteo Salvini në Itali.

Ndërsa pandemia ka lënë shumë pas populistët në pjesën më të madhe të Europës, dy parti populiste të krahut të djathtë po kryesojnë në sondazhet në Itali. Dhe Le Pen aktualisht besohet se do të fitojë 44 përqind të votave në një balotazh me Presidentin Francez Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të POLITICO.

Fitorja e Le Pen nuk mund të përjashtohet.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!