5 mënyra natyrale për të trajtuar dhimbjen e kokës

schedule10:17 - 18 Mars, 2021

schedule 10:17 - 18 Mars, 2021

Dhimbja e kokës është një problem i madh shëndetësor dhe sindroma më e zakonshme e dhimbjes në të gjithë botën. “Çelësi” për trajtimin përfundimtar të dhimbjeve të kokës është identifikimi i shkakut. Këto janë 5 mënyra natyrore për të lehtësuar dhimbjen e kokës.

Uji

Marrja e duhur e ujit hidraton trupin dhe zvogëlon intensitetin e dhimbjes së kokës.

Uthull molle

Uthulla e mollës zvogëlon inflamacionin dhe ka veti të forta antiseptike. Në tre gota me ujë të nxehtë, shtoni ¼ e një filxhan uthull molle dhe me një peshqir bëni kompresa në ballë.

Piper kajene

Speci i kajenës përmban kapsaicinë, një substancë që zvogëlon nivelet e inflamacionit në trup. Në një gotë me ujë të vakët, hidhni gjysmë lugë gjelle piper kajene dhe përzieni mirë. Lagni një copë pambuku dhe vendoseni në pjesën e brendshme të hundës.

Bajamet

Shumë herë dhimbja e kokës është rezultat i mungesës së magnezit. Konsumi i bajameve, të cilat janë të pasura me magnez, mund të ndalojë dhimbjen e kokës ose të zvogëlojë ndjeshëm incidencën e saj.

Meditimi

Meditimi është një formë e përqendrimit mendor, e arritur përmes relaksimit të thellë, ndihmon në uljen e stresit dhe lehtëson dhimbjet e kokës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!