“5 Maji”, nënë Liza: Në katër të mëngjesit na prenë dritat, shtetrrethim ndaj një plake

schedule17:09 - 28 Janar, 2022

schedule 17:09 - 28 Janar, 2022

Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj në lagjen 5 Maji, është e pranishme në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Pas apelit të fortë dhe renditjes së kërkesave nga ana e saj, nënë Liza tregon se si ka nisur aksioni për shembjen e shtëpisë së saj.

“Kam pasur shtëpi 3 katëshe. Na kanë njoftuar se do vijnë në 6 dhe kanë ardhur në katër të mëngjesit e kanë këputur dritat. Shtetrrethim. Në katër të mëngjesit”, tha ajo.

Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 policë me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policë na nxorën jashtë, me këtë shtet jemi duke hyrë në gropë jo në Evropë”, ka shtuar ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!