5 kuriozitete të çuditshme, por të vërteta për Vitin e Ri

schedule14:10 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 14:10 - 31 Dhjetor, 2019

Ka disa gjëra të çuditshme, por të vërteta për Vitin e Ri. A e dini se cilat janë?

1.Dëshmitë më të lashta përsa u përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike rreth 4000 vjet më parë.

2. Romakët festonin Vitin e Ri në muajin mars. Senati, në vitin 153 përpara Krishtit,  vendosi janarin si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar, si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre).

3. Në Vitin e Ri hahen disa ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj, gatuhen thjerrëza dhe bathë.

4.Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane. Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj.

5.Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më saktë në Halloween./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!