Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

5 këshilla si të lini përshtypje të parë të mirë

schedule20:01 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 20:01 - 21 Dhjetor, 2020

Përshtypja e parë, siç sugjerojnë psikologët, është afatgjatë. Dhe ajo që të habit më shumë se përshtypja e parë është gjithmonë e gabuar, duke mos treguar se sa i mirë apo i keq është një person. Gjithsesi, ne më poshtë do ju tregojmë se kush janë disa nga mënyrat më të zgjuara për të lënë përshtypje të mirë në takim të parë, sipas Leil Lowndes, një eksperte komunikimi e njohur ndërkombëtarisht.

Buzëqesh pak me vonesë

Të gjithë e dimë që buzëqeshja është shumë e rëndësishme për komunikim të mirë. Sidoqoftë, nuk ka të bëjë me atë buzëqeshje fallse që tregon mirësjellje të thjeshtë. Leil Lowndes shpjegon mënyra e duhur për të lënë përshtypje të mirë është: së pari, shikoni në fytyrën e një personi tjetër, prisni për disa sekonda dhe vetëm atëherë buzëqeshni. Kjo pauzë do ta bëjë buzëqeshjen tuaj më të sinqertë.

Mos bëni kontakt të gjatë sysh

Bazuar në hulumtimet, Lowndes pretendon se kur një burrë shikon në sytë e një burri tjetër për një kohë të gjatë, mund të interpretohet si agresion. Në vend të kësaj, ajo këshillon që gradualisht të zgjasni kohën e kontaktit vizual nga fillimi i takimit me dikë.

Dijësohuni për qëndrimin tuaj

Shihni ushqëheqësit politikë, ata asnjëherë nuk mbajnë sytë në tokë apo shpatullat e gërmuara. Ata gjithmonë kanë një qëndrim të përsosur dhe fytyrë të buzëqeshur. Në këtë mënyrë tregojnë sesa besim kanë në vete. Ekspertja tregon të bëni të njëjtën gjë dhe ju, nëse doni të lini përshtypje të parë të mirë.

Tregoni interes

Kur takoni një person të ri, të gjithë mendojnë për 2 gjëra: “A më pëlqyen ata mua?” dhe “A i pëlqej unë ata?”. Kështu që, për të lënë një përshtypje të mirë, duhet të tregoni interesin tuaj për personin. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përdorimi i shenjave joverbale si buzëqeshja, qëndrimi drejt para tyre etj.

Bëhuni empatik

Ju jo vetëm që mund të tregoni interesin tuaj për një person duke dërguar shenja të caktuara joverbale, por duke imituar sjelljen e tij dhe duke reaguar në përputhje me rrethanat. Kjo do t’ju bëjë të dukeni më të kujdesshëm dhe do të krijoni një përshtypje si një person i besueshëm./e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!