Çdo vajzë duhet të dijë se si të krijojë një pamje elegante dhe kur është shumë nxehtë. Meqenëse moti është bërë i ngrohtë, është e rëndësishme që t’i referohemi këshillave stilistike që ofrojnë ekspertet e modës, të cilat ndihmojnë për të krijuar një pamje elegante për zyrë.
Veshja Go-To
Ngjyrat e ndezura janë protagoniste të kësaj vere. Kur bëhet fjalë për veshjet e zyrës, fustanet midi dhe maxi me nuanca të theksuara ose pastel janë ideale për të përballuar ditët e nxehta. Mund t’i vishni edhe me këpucë të sheshta dhe me taka të larta, në varësi të stilit dhe preferencave tuaja.
Pantallonat që duhet të keni
Pantallonat me bel të lartë janë një nga elementët kryesorë të garderobës verore. Por konkretisht për veshjet e zyrës, një nga blerjet që ia vlen të bëni janë pantallonat prej liri. Tejet praktike dhe të ajrosura. Mund të kombinohen me këmisha apo bluza prej liri.
Shmangni xhinset
Sigurisht, xhinset zënë një vend shumë të veçantë në gardërobën tuaj, megjithatë është mirë t’i shmangni gjatë muajve të verës. Një alternativë elegante – nëse kodi i veshjes i zyrës e lejon – janë pantallonat e shkurtra Bermuda të lirshme. Kombinojini me këmisha dhe bluza që tregojnë finesë.
Zgjidhni rroba në linja të lirshme
Veshjet e lirshme janë një aleat i vlefshëm për të përballuar vapën. Me fjalë të tjera shmangni fustanet, pantallonat, kominoshet që nuk e lënë lëkurën të marrë frymë dhe preferoni linjat më të lirshme që do t’ju bëjnë të ndiheni rehat sado vapë të jetë.
Çanta me thurje
Të gjitha femrat kanë në koleksionin e tyre një çantë të madhe që është e gjerë, e cila mund të kombinohet me çdo veshje në jetën e përditshme. Për look-et verore të zyrës, sugjerohet që ta zëvendësoni me një çantë thurjeje, e cila ka të njëjtat veti stilistike dhe është po aq praktike. /abcnews.al