Kur përpiqemi të luftojmë zakonin e kafshimit të thonjve, duhen këshilla praktike që mund të zbatohen lehtësisht pa pasur nevojë të bëjmë shumë përpjekje. Pavarësisht nëse i kafshojmë për shkak të mërzisë, stresit apo zemërimit, ne e bëjmë pa vetëdije, gjë që e vështirëson më shumë “luftën” për ta larguar këtë zakon.
Pritini thonjtë të shkurtër
Duke i mbajtur thonjtë e shkurtër, do të shmangni kafshimin e thonjve.
Aplikoni një manikyr me shije të hidhur
Lyejini thonjtë me një manikyr që ka aromë të hidhur. Shija e tij do t’ju dekurajojë të mos i kafshoni thonjtë.
Mbani doreza
Duke i mbuluar duart me doreza, do të shmangni kafshimin e thonjve.
Mbajini duart tuaja të zëna
Gjeni diçka me të cilin mund të shpërqendroheni. Kjo do t’i mbajë duart tuaja të zëna dhe larg gojës.
Mendoni për bakteret që mbajnë thonjtë
Sa herë që filloni të kafshoni thonjtë tuaj, mendoni se sa mikrobe mund të kenë marrë thonjtë gjatë ditës. Nëse jeni gjithmonë të vetëdijshëm për atë që mund të fshihet nën thonjtë tuaj, nuk do të dëshironi t’i kafshoni përsëri. /abcnews.al