5 “këmbanat” që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar

schedule13:01 - 10 Prill, 2021

schedule 13:01 - 10 Prill, 2021

Një marrëdhënie kërkon shumë punë për të pasur sukses dhe, për fat të keq, jo të gjithë i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë dhe jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë maksimumin. Ka njerëz që përshtaten dhe të tjerë që përfundojnë duke lënduar njëri-tjetrin. Por si ta kuptoni se marrëdhënia juaj do t’ju çojë drejt lëndimit?

Besimi

Besimi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie sepse thjesht nëse nuk i besoni tjetrit, përfundoni duke krijuar skenarë për atë që mund të ndodhë dhe do të çmendeni nga frika se mund të zhgënjeheni.

Respekti

Sa i rëndësishëm është besimi, aq është i rëndësishëm respekti dhe vlerësimi. Ai/ajo duhet të krijojë ndjenja të këndshme për ju dhe jo gjithmonë ta vendosë egoizmin para çdo gjëje.

Elementet e përbashkëta

Dallimet mes një çifti janë mëse normale, kështu që nuk duhet të mërziteni. Jepini njëri-tjetrit lirinë e duhur dhe mos përfundoni duke bërë të njëjtat gjëra. Por nëse përshembull dëshironi më shumë komunikim dhe ai më pak, do e kuptoni se ka diçka që nuk shkon.

Kompromiset

Çdo marrëdhënie ka nevojë për punë dhe kompromise për të qenë të suksesshme. Edhe nëse jeni njerëzit më të përshtatshëm në botë, ju jeni dy dhe kjo do të thotë që nuk keni gjithmonë të njëjtat mendime.

Admirimi

Marrëdhënia juaj duhet t’ju bëjë të kaloni një kohë të mirë, të ndani të mirat dhe të këqijat, të jeni prezent në jetën e njëri-tjetrit, por është shumë e rëndësishme të tregoni admirim. Qoftë për mënyrën se si sillet me ty, sa lufton për ty. A ka ndonjë gjë që admironi tek ai? Nëse e keni të vështirë ta gjeni, nuk është shenjë pozitive. /abcnews.al