5 ish-Presidentët amerikanë së bashku

schedule13:02 - 22 Tetor, 2017

schedule 13:02 - 22 Tetor, 2017

Pesë ish presidentët amerikanë Carter, të dy Bush, Clinton e Obama janë bashkuar në të njëjtën skenë në një koncert bamirësie për mbledhje fondesh. Paratë e mbledhura do i shojnë në ndihmë zonave të goditura nga uraganët Irma dhe Harvei
Nuk ndodheshin bashkë në të njëjtën skenë që nga viti 2013 – kur njëri prej tyre Barak Obama ishte ende president. Por këtë herë janë bashkuar në skenën e një koncerti bamirësie për zonat e goditura nga uraganët Irma dhe Harvei. Jimmy Carter, George H. Bush i vjetri, Bill Clinton, George. Bush i riu, dhe Barack Obama: pesë ish presidentët amerikanë përbëjnë së bashku 32 vjet jetë në Shtëpinë e BArdhë. Ata janë takuar në Universitetin e teksasit ku kanë performuar yje të muzikës kauntri por dhe Lady Gaga. Pesë ish presidentët bënë deklarata të shkurrta përvec Xhorxh Bush i vjetri dhe Karter të dy 93 vjecar. Presidenti aktual Donald Trump, i cili në të kaluarën kishte përdorur fjalë zhvlerësuese për parardhësit e tij, këtë herë dërgoi një mesazh video duke pranuar se sipërmarrja e mrekullueshme e ish presidentëve tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vërtet një komb dhe të gjithë bashkohen nga vlerat e tyre. Deri tani fondet për të ndihmuar Teksas dhe Puerto Rico kanë arritur shifrën e 31 milion dollarëve me donacione nga më shumë se 8 mijë persona.