5 hapa të thjeshtë për të filluar ditën tuaj me energji

schedule08:28 - 4 Maj, 2021

schedule 08:28 - 4 Maj, 2021

A jeni nga ata njerëz që e urreni zgjimin në mëngjes, ndiheni të plogësht dhe nuk keni fuqi të ngriheni nga shtrati? Nëse po, përfshini këto zakone në rutinën tuaj të mëngjesit dhe do të ndjeni ndryshimin nga dita e parë.

1. Zgjohuni qetësisht

Në vend që të ngriheni nga shtrati sapo të bie alarmi, duhet të kaloni disa minuta në krevat që trupi dhe mendje të rikuperohen nga gjumi. Bëni disa ushtrime të frymëmarrjes për t’ju ndihmuar.

2. Uji i ftohtë është jetë

Sapo të ngriheni nga shtrati dhe të shkoni në tualet, lani fytyrën me ujë të ftohtë, madje edhe në dimër. Kjo ndjesi freskuese zgjon trurin, informon abcnews.al.

3. Bëni shtriqje

Muskujt e lënduar dhe të ngushtë, veçanërisht në shpatulla, shpinë dhe legen, do t’ju bëjnë të ndjeheni të lodhur edhe para se dita të fillojë mirë. Bëni disa shtriqje para se të bëni ndonjë gjë tjetër. Mjaftojnë 5 minuta.

4. Hani mëngjes

Ju ndoshta tashmë e dini që mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, prandaj jepini trupit tuaj energjinë e duhur, informon abcnews.al. Drithërat e plota, proteina dhe yndyrnat e mira janë të domosdoshme çdo mëngjes.

5. Pini shumë ujë

Gjatë ditës, është e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar. Kur ndiheni të lodhur ose të paaftë të mendoni qartë, dehidrimi mund të jetë prapa kësaj ndjenje. Tjetra, pavarësisht nëse punoni nga shtëpia apo zyra, do të ishte mirë që shishen tuaj ta keni gjithmonë me ujë pranë dhe të pini edhe nëse nuk keni etje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!