5 gjërat e pazakonta që tërheqin vëmendjen e një burri te një grua

schedule09:10 - 28 Shkurt, 2022

schedule 09:10 - 28 Shkurt, 2022

Çdo burrë kërkon disa cilësi dhe vlera te partnerja e tij. Edhe pse çdo burrë është i ndryshëm, të gjithë kanë diçka të përbashkët. Ata besojnë në përshtypjet e tyre të para dhe kanë një ndikim shumë të madh në nivelin e tërheqjes së tyre ndaj një femre. Sigurisht, shumica vënë re së pari pamjen fizike por ka disa gjëra të pazakonta që tërheqin menjëherë vëmendjen e burrave.

Një lloj i caktuar grimi

Shumica e burrave pohojnë se u pëlqen kur gratë nuk grimohen sepse duken më natyrale. Por një studim i ri ka treguar se femrat që bëjnë grim tërheqin më shpejt vëmendjen e një mashkulli.

Por kjo vlen vetëm për një lloj të caktuar grimi. Femrat që bëjnë grim “më të errët” kanë më pak gjasa të tërheqin vëmendjen e meshkujve dhe t’i ftojnë në takime. Në fakt, meshkujt tërhiqen nga grimi “neutral dhe natyral”.

Një madhësi e caktuar e ijeve

Gjithashtu femrat që janë ijë dhe bel më të madh japin përshtypjen se mund të kenë fëmijë lehtësisht sepse zbulojnë nivelin e estrogjenit në trupin e një gruaje.

E veshur me të kuqe

E kuqja është ngjyra e pasionit, ndaj nuk është çudi që është tërheqëse për meshkujt. Femrat që veshin të kuqe duken më seksi dhe tërheqëse për syrin e burrave.

Mirësia dhe kujdesi

Sjellja ndaj burrave është shumë e rëndësishme. Kjo u tregon atyre se femrat u përgjigjen mirë nevojave dhe dëshirave të njerëzve të tjerë, gjë që i bën ato menjëherë më tërheqëse. Gjithashtu u tregon atyre se kanë cilësi që do t’i bënin nëna të mira.

Toni i lartë i zërit

Ndërsa femrat janë më tërheqëse kur meshkujt kanë zë të thellë, meshkujt janë krejtësisht e kundërta. Toni i lartë i zërit u tregon meshkujve se kjo femër është shumë femërore, në formë të mirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!