5 gjëra të pazakonta që ndikojnë në ëndrrat që do të shohim

schedule11:07 - 23 Tetor, 2021

schedule 11:07 - 23 Tetor, 2021

Ëndrrat janë nënndërgjegjja që del në sipërfaqe, përmes simbolikës. Megjithatë, rezulton se ka zakone shumë specifike që mund të shpjegojnë pse keni parë një ëndërr.

Flini me fytyrë poshtë

A shihni ëndrra me përmbajtje seksuale? Analistja Lauri Loewenberg thotë se kur gjoksi dhe legeni shtypet në krevat, nxitet një stimul. Por nëse nuk shqetësoheni, vazhdoni të flini kështu.

Keni marrë vitaminë B6

Nëse i mbani mend ëndrrat që keni parë, me detaje të frikshme, mund të jetë për shkak të faktit se jeni duke marrë këtë vitaminë.

Duhani

Kanabinoidet shtypin fazën e gjumit dhe nikotina shtyp serotoninën, neurotransmetuesin e lidhur me aktivitetin e ëndrrave. Kjo ndikon te ëndrrat që shohim.

Progesteroni

Hormoni i lidhur me shëndetin riprodhues. Lirohet pas ovulacionit dhe qëndron deri në menstruacionet e ardhshme. Është gjithashtu faza me më shumë ëndrra. Sipas një studimi të botuar në revistën Medical Sciences, gratë që ishin në këtë fazë mund t’i kujtonin ëndrrat e tyre në mënyrë më të detajuar.

Ushqimet pikante

Lajm i keq për ata që i duan këto ushqime. Dhe ushqimet e larta në sheqer rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe pasohen nga një rënie dramatike që përkon me fazën e ëndrrave. Fakti që jemi shtrirë nuk e ndihmon tretjen dhe ëndrrat bëhen një “makth”. /abcnews.al