5 gjëra që s’duhet t’i bëni para një interviste pune

schedule08:36 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 08:36 - 12 Dhjetor, 2019

Ekspertët thonë se mjafton vetëm një fraksion sekondi për t’i bërë dikujt përshtypje. Ky fakt duhet t’ju vlejë më shumë para një interviste pune. Në mënyrë që punëdhënësit t’i lini shije të mirë, duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe me gjestet më të vogla.

1. Mos përdorni aroma të rënda.

Shkencëtarët thonë se 30% e njerëzve i urrejnë aromat e forta, kështu që s’ka rëndësi sa i shtrenjtë apo i famshëm është parfumi që po përdorni, atë ditë, mos e përdorni.

2.Mos shihni TV një natë para

E dimë që ditët e sotme është e vështirë ta imagjinosh veten pa smartphone apo laptop, por para një interviste pune, bëni mirë t’i harroni. Drita blu ndikon keq në shikimin tonë duke shkaktuar kështu pagjumësi dhe në raste të rralla edhe depresion. E mira është të flini herët. Rrathët e zinj poshtë syve s’janë aspak të këndshëm përpos faktit që nëse flini keq s’do të jeni në gjendje të përgjigjeni si duhet.

3.Mos diskutoni histori personale

Duhet të tregoheni miqësor, por jo shumë miqësor. Mos flisni me shefin e ardhshëm për aventurat e fundjavës që shkoi, për gabimet apo për kushërinjtë tuaj. Fokusohuni tek puna.

4.Bëni kujdes të keni një emër serioz email-i.

Harrojeni email-in që hapët kur ishit 15 vjeç. Emri duhet të jetë i plotë për t’i treguar punëdhënësit që ka përballë dikë që i fal kredibilitet.

5.Mos t’ju shkojë ndërmend të merrni kafe në dorë

Edhe nëse jeni fanse e zjarrtë e kafes, mos e merrni me vete gjatë intervistës. Thjesht do t’ju shpërqëndrojë. Gjatë kohës që ju ktheni gotën plastike, mund të mos dëgjoni pyetjen që ju bëhet. Në vend të saj merrni një bllok shënimesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!