5 gjëra që duhen ditur për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

schedule12:08 - 8 Mars, 2023

schedule 12:08 - 8 Mars, 2023

Nga  David Mouriquand, Euronews

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Çdo vit, në 8 mars festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas për të kujtuar dhe nderuar sukeset e grave; për të rritur vetëdijësimin mbi pabarazinë gjinore dhe diskriminimin, si dhe për të promovuar mbështetjen globale ndaj grave.

Prej sa kohësh festohet kjo ditë?

Në 28 shkurt 1909, në atë kohë partia socialiste e Amerikës festoi ditën e parë kombëtare të gruas në kujtim të 15 mijë grave që protestuan në New York kundër kushteve të rënda të punës dhe pagës minimale.

Në vitin 1010, Clara Zetkin, mbështetëse e të drejtave të grave dhe lidere e zyrës femërore gjermane për partinë socialdemokrate, propozi idenë e një dite ndërkombëtare të gruas globale.

Në 9 mars 1911 u shënua dita e parë ndërkombëtare e gruas, me pjesëmarrjen e më shumë se 1 milion personave në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Vetëm në vitin 1975 Kombet e Bashkuara njohën dhe nisën të festonin Ditën Ndërkombëtare të Gruas,  IWD  dhe që atëherë Kombet e Bashkuara janë sponsori kryesor i eventit të përvitshëm, duke inkurajuar sa më shumë vende që të pranojnë dhe të njohin “aktet e kurajës dhe vendosmërisë nga ana e grave të zakonshme që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendeve dhe komuniteteve të tyre”.

Dhe për ata që mund të pyesin, ka dhe një ditë ndërkombëtare për burrat, që festohet në 19 nëntor në më shumë se 80 vende në të gjithë botën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar: ka nisur në vitet ’90 por nuk është pranuar nga OKB, raporton abcnews.al.

Simboli dhe ngjyrat e kësaj dite

Simboli i ditës ndërkombëtare të gruas dhe gjinisë femërore, zakonisht shoqërohet me ngjyrat vjollcë, jeshile dhe të bardhë.

Sipas faqes në web të IWB, ngjyra vjollcë përfaqëson dinjitetin dhe drejtësinë, jeshilja shpresën dhe e bardha dëlirësinë. Ngjyrat janë marrë nga Unioni politik dhe social i gruas, WSPU,në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1908.

A është një festë kjo ditë?!

Qëllimi i kësaj dite ndryshon nga vendi në vend: në disa vende është ditë proteste, ndërsa në të tjera është një mjet për të promovuar barazinë gjinore.

Në vende si Afganistani, Armenia, Bjellorusia, Kamboxhia, Kuba, Gjeorgjia, Mongolia, Mali i Zi, Rusia, Uganda, Ukraina dhe Vietnami, kjo ditë është një festë kombëtare.

Në disa vende të tjera si Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Uzbekistan, festa e gruas njehsohet me atë të nënës, një shkrirje për të theksuar rëndësinë e grave si nëna, raporton abcnews.al.

Në Kinë, shumë grave iu përgjysmohet dita e punës, ndërsa në Itali festohet me lule mimoze.

Tema e këtij viti për këtë ditë?

Që nga viti 1996, dita ndërkombëtare e gruas ka një temë zyrtare: tema e parë e vendosur nga Kombet e bashkuara ishte: “Festimi i të kaluarës, planifikimi i së ardhmes”.

Një vit më parë tema e IWD ishte #Breakthebias, që vendosi në qendër të vëmendjes problemet të cilat gratë duhet të përballojnë për shkak të paragjykimeve gjinore.

Këtë vit faqja web e IWD zgjodhi për temë: #EmbraceEquity.

Viti 2023 do të përqendrohet në faktin se si barazia gjinore duhet të jetë pjesë e ADN-së së çdo shoqërie: “Është thelbësore të kuptohet ndryshimi mes ndarjes së drejtë dhe barazisë”.

Objektivi i temës i fushatës IWD 2023 #EmbraceEquity është që bota të flasë për arsyen se pse shanset e barabarta nuk janë të mjaftueshme: njerëzit nisen nga vende të ndryshme, kështu që përfshirja e vërtetë dhe përkatësia kërkojnë një ndarje të drejtë të këtyre shanseve”.

Pamjet që lidhen me IWD të këtij viti paraqesin të gjitha gjestin e përqafimit duke promovuar barazi, raporton abcnews.al.

Një tjetër pikë kryesore e këtij viti është tema e Kombeve të Bashkuara, e cila është “DigitALL: Inovacioni dhe Teknologjia për Barazinë Gjinore”, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë dhe kontributin e teknologjisë dixhitale në zbërthimin e çështjeve të pabarazisë gjinore dhe diskriminimit.

IWD do të eksplorojë ndikimin e hendekut gjinor dixhital në pabarazinë për gratë dhe vajzat, pasi Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mungesa e aksesit të grave në botën online do të shkaktojë një humbje prej 1.5 trilion dollarësh në produktin e brendshëm bruto në vendet e ulëta dhe të ardhura mesatare nga 2025, nëse nuk merren masa.

“Që nga ditët e para të informatikës deri në epokën aktuale të realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale, gratë kanë dhënë një kontribut të paçmuar në një botë dixhitale që po e bën më të lehtë se kurrë jetën në ‘të raporton OKB,  arritjet e tyre kanë qenë kundër të gjitha gjasave, në një fushë që historikisht as i ka mirëpritur dhe as i ka vlerësuar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!