Ndoshta secili na ju ka përjetuar ethe, skuqje lëkure, nyje limfatike dhe simptoma të tjera inflamatore. Në të vërtet është një përgjigje e sistemit tuaj imunitar ndaj infeksionit, substancave të dëmshme, kimikateve, prerjeve dhe dëmtimeve të tjera.
Megjithëse sistemi imunitar normalisht ju ndihmon të luftoni kundër agjentëve të dëmshëm, ai mund të reagojë shumë dhe të kontribuojë në dëmtimin e trupit tuaj. Specialistët thonë se ka disa faktorë, të cilët mund të shkaktojnë inflamacion. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë këto faktorë.
1. Obeziteti
Shtresat yndyrore në bel përbëhen nga qeliza yndyrore (dhjamore), të cilat mund të ndryshojnë në madhësinë e tyre. Tek ata që kanë fituar peshë të konsiderueshme, adipocitet zgjerohen, duke shkaktuar ndryshime të shumta molekulare. Si rezultat, qelizat e trupit tuaj mund të bëhen rezistente ndaj insulinës, duke çuar në shfaqjen e diabetit të tipit 2. Përveç kësaj, indi dhjamor mund të sintetizojë kimikate dhe qeliza proinflamatore.
2. Pirja e duhanit
U zbulua se duhanpirësit kanë rreziqe shumë më të larta të shfaqjes së inflamacionit, sesa ata që nuk pijnë duhan. Studimet e fundit tregojnë lidhjen e ngushtë midis pirjes së duhanit dhe çrregullimeve inflamatore të zorrëve, informon abcnews.al.
3. Stresi
Sipas studimeve të shumta, shpërthimi emocional mund të jetë fajtor i sistemit imunitar tepër aktiv. Stresi mund të çojë në çrregullime të ndryshme të shoqëruara me inflamacion si sëmundja e Crohn, gastriti dhe mosfunksionim mendor kronik.
4. Dieta e dobët
Ushqime me shumë sheqer, yndyrna, karbohidrate të rafinuara dhe alkooli i tepërt mund të përkeqësojnë inflamacionin në trupin tuaj. Dieta e dobët dhe konsumi afatgjatë i antibiotikëve mund të shqetësojnë mikroflorën normale të zorrëve, duke shkaktuar dysbiosis. Ndërsa ekuilibri i baktereve të zorrëve dëmtohet, shanset tuaj për inflamacion rriten në mënyrë dramatike.
5. Mungesa e gjumit
Mjekët thonë se pagjumësia, kohëzgjatja e shkurtër e gjumit dhe cilësia e tij e ulët lidhen me ngritjen e shënjuesve inflamatorë në gjak. Kjo do të thotë që trupi përjeton inflamacion të përhershëm, kur nuk flini mirë./e.b-abcnews.al