5 dyqane dhe mbi 30 shije të veçanta, përmetari bën namin me akullore në Itali: Pse më duan klientët

schedule08:33 - 1 Korrik, 2022

schedule 08:33 - 1 Korrik, 2022

Erion Kaso është përmetari i njohur që po bën namin me akulloret në Itali. Ai ka hapur pesë dyqane në shtetin fqinj, ku ka mbi 30 shijesh akulloresh.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erioni zbuloi gjithçka, nga hapja e dyqanit të parë deri te shijet e veçanta të akulloreve.

Sipas sipërmarrësit, emrin e dyqanit e ka ruajtur që nga mjeshtri i parë që e ndihmoi.

“Unë kam filluar në 2005 në një dyqan italian, ku mjeshtri më dha recetat dhe unë i mësova. Më 2013, ai vendosi ta shesi dyqanin dhe unë e hapa një shumë të vogël. Ndër vite si çdo sektor tjetër, bota e akulloreve ka ndryshuar shumë. Janë pak përbërës dhe rezultati është manhitës.

Pak ditë më parë kam hapur dyqanin e pestë në Padova dhe kam mbërritur këtu ku jam. Fillimi im ka qenë në këtë xhelateri ‘Ganni’ dhe e kam mbajtur në emrin e tij. E kam nderuar dhe për ta falenderuar e kam ruajtur.

Unë kam pasur bashkëpunëtor shqiptarë që pas 5-6 vitesh punë te mua, kanë hapur dyqanin e tyre më pas.

Unë bëj më shumë se 30 shijesh akulloresh dhe mundohem t’i kënaq të gjithë klientët. Edhe ata që kanë probleme me qumështin dhe sheqerin. Bëjmë akullore me të gjitha shijet e frutave, pa qumësht”, u shpreh ai./abcnews.al