Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit, por vetëm se ndihemi rehat nuk do të thotë se kjo është mënyra më e mirë e të qëndruarit. Në fakt, një nga mënyrat më të njohura është qëndrimi me këmbët e kryqëzuara, një pozicion që mund të ketë efekte negative. “Bright Side” ka renditur pesë arsye pse duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve.
Mund të provokojë paralizën nervore
Qëndrimi me këmbë të kryqëzuara për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë paralizë nervore. Gjatë kësaj koje, bëheni të paaftë për ta lëvizur këmbën, gjë e cila mund të shkaktojë mpirje tek muskujt dhe madje mund të dëmtojë nervin peroneal.
Mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut
Sipas një studimi, kryqëzimi i këmbëve në nivelin e gjurit rrit ndjeshëm presionin e gjakut. Prandaj rekomandohet ta shmangni qëndrimin në këtë pozicion nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut.
Mund të shkaktojë qëndrim të keq
Një studim ka treguar se qëndrimi ulur me këmbë të kryqëzuara për më shumë se 3 orë në ditë shkakton anime anësore të shpatullave dhe legenit, dhe mund ta drejtojë kokën më përpara. Mund të krijojë gjithashtu mbivendosje të shtyllës kurrizore dhe qëndrimi i papërshtatshëm shkakton dhimbje dhe ngurtësi në muskuj.
Mund të shkaktojë dhimbje në nyje
Kryqëzimi i këmbëve nuk është vetëm i keq për qëndrimin, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në nyje. Mund të dëmtojë qafën, legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Për më tepër, duhet ta shmangni këtë pozicion qëndrimi nëse tashmë keni dhimbje në gju.
Mund të shkaktojë ënjtje të kyçit të këmbës gjatë shtatzanisë
Shmangni kryqëzimin e këmbëve gjatë shtatzanisë – është plotësisht e sigurt për fëmijën por mund të shkaktojë ënjtje të kyçit të këmbës dhe ngërçeve. Nëse përjetoni një nga këto efekte, provoni të uleni me të dyja këmbët në dysheme. /abcnews.al