Një 46 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj. Policia njofton se kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar 46 vjeçarin në spital. Shtetasi A. H., është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.
“Rreth orës 04:00, shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, është dërguar në spital nga familjarët. Nga veprimet e para hetimore, si dhe sipas dëshmive të familjarëve, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.
Shtetasi A. H., është transportuar për në spitalin Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.”, njofton policia.