46 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:28 - 25 Maj, 2022

schedule 16:28 - 25 Maj, 2022

Një 24 orët e fundit janë infektuar 46 persona me Covid në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë 24.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Maj 2022)

Raste të reja ditore          46

Të shëruar në 24 orë       24

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 690

Testime totale               1,825,104

Raste pozitive                  275,985

Raste të shëruara            272,206

Raste Aktive                         282

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            185

Korçë               19

Fier                  16

Gjirokastër      15

Shkodër           13

Vlorë                 12

Elbasan            7

Durrës              6

Lezhë               4

Dibër                2

Berat                2

Kukës              1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!