46 degë studimi në universitete publike dhe private në rrezik mbyllje

schedule15:57 - 15 Nëntor, 2021

schedule 15:57 - 15 Nëntor, 2021

46 degë studimi në universitetet publike dhe private në vend rrezikojnë të mbyllen. Në këto programe këtë vit akademik janë regjistruar më pak se pesë studentë.  Degë të kombinuara hapur rreth 10 vite më parë dhe profile të mësuesisë janë ato që po përballen më tepër me këtë problematikë.

Drejtuesi  i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj i rekomandon universiteteve të profilizojnë programet me interes kombëtar.  Oferta e re akademike do të tërhiqte më shumë maturantë.

Ciklin e parë të studimeve këtë vit akademik e kanë nisur rreth 22 mijë maturantë në rreth 600 programe  universitare publike dhe private. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!