Një grua ka pohuar se mund të komunikojë me alienët pasi ka vizituar një piramidë të lashtë dhe thotë se ajo ka një mesazh për njerëzimin.
Pretendimi i çuditshëm u bë nga Mafe Walker, 45 vjeç, e cila thotë se flet një gjuhë sekrete aliene pas një udhëtimi të fundit në piramidat e lashta Teotihuacan, jashtë Mexico City. Kolumbiania ka postuar një video duke shpjeguar se alienët i dhanë asaj aftësinë për të komunikuar me ta.
Që atëherë ajo ka ndarë një sërë videosh të saj duke qëndruar jashtë vendndodhjeve të ndryshme, duke folur “gjuhën sekrete”.
Ajo kurrë nuk ka shpjeguar se pse i filmon këto video.
Një komentues tha: Unë tashmë e kam kuptuar që alienët janë shumë të dashur, ata e duan njëri-tjetrin dhe na duan neve.
45-vjeçarja pretendon gjithashtu se është një medium për mesazhin që jashtëtokësorët po përpiqen t’i dërgojnë racës njerëzore.
Gjatë një interviste në një emision meksikan, Walker pretendoi se ajo është një udhërrëfyese telepatike “për një portal galaktik.”
Ajo tha se alienët duan të kontaktojnë njerëzit sepse ata ndjejnë “dashuri të pamasë”.
Gruaja që gjithashtu pretendon se ka arritur të hyjë në dimensione të tjera thotë se trupi i saj gjeneron dridhje një frekuence të veçantë që ajo lëshon dhe kështu ajo është në gjendje të lidhet me alienët, shkruan The Sun.
Në një intervistë për La FM, ajo tha se e kishte dhuntinë të fliste me alienët që kur ishte fëmijë, por e humbi kur u rrit – deri në vitin 2012 kur iu rikthye pushteti./Abcnews.al/