Një 45-vjeçar nga Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se 45-vjeçari ka lidhje gjaku me të miturin. Denoncimi është kryer nga të afërmit e të miturit. Nuk bëhen të ditura më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë. Forcat e policisë kanë nisur punën për kapjen e 45-vjeçarit.
“Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”, ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur”, njofton policia./mv.abcnews.al