45 vite karrierë si këngëtar, Arben Duro sjell koncertin recital “Si dikur” në Tiranë

schedule08:41 - 14 Maj, 2024

schedule 08:41 - 14 Maj, 2024

Këngëtari i mirënjohur Arben Duro në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për koncertin recital të quajtur “Si dikur” në Tiranë, bashkë më Rubinin.

Po ashtu ai foli për jetën prej 33 vitesh mes Austrisë dhe

Ndër të tjera Arben Duro dhe Rubini kënduan këngën e njohur “Anxhela”, me autor Aleksandër Gjokën, por e kënduar nga Arbeni.

“Koncerti do të mbahet më 16 maj në Tiranë. Këngët i bënim vetë, fillimisht bënim melodinë pastaj tekstin. I këndonim vajzave në Tiranë me emra, nuk lamë shoqe pa këngë. Rubini këndon disa nga këngët e mira. Janë këngë që janë duartrokitur ndër vite në versionin elektro-akustik.

Prej 33 vitesh kam jetuar mes Austrisë dhe Shqipërisë. Në Vjenë kisha punën e familjen, ndërsa në Tiranë kam shpirtin artistik. Kënga e quajtur “Anxhela” është bërë nga Sandri, por e kam kënduar unë.”, tha këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!