45 vite dedikuar Policisë së Shtetit, Ilia Nasi rrëfen karrierën e tij, optimist për brezin e ri

schedule16:00 - 13 Janar, 2023

schedule 16:00 - 13 Janar, 2023

Ilia Nasi, 65 vjeçari i cili për 45 vite i është dedikuar Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit, ai ka shërbyer me përkushtim për ruajtjen e rendit e sigurisë.

Sot në 110-vjetorin e Policisë së Shtetit, Nasi ka folur për televionin ABC ku ka rrëfyer të gjithë karrierën e tij në Polici. Momentet e bukura dhe të trishtuar, e po ashtu nuk la pa përmenduar brezin e ri për të cilin u shpreh optimist.

“Daton që nga viti i largët 1978 ku unë jam pranuar si student në akademinë e sigurisë, dega e policisë. Sigurisht ajo kohë me sot më dukej shum larg, por ja ardhka një ditë që largohesh nga organizata e policisë, që ti i ke kontribuar gjithë jetën tëndë”.

Karriera e tij zë fill në repartin më të vështirë 326 në atë kohë, tashmë RENEA.

“Unë karrieren e kam filluar tek forcat speciale tek reparti 326, një repart i lavdishëm për detyrat dhe minisonet që ka kryer, sot është i quajtur RENEA. Pastaj kam qenë në Sarandë, kam qenë në drejtorinë e Tiranës, dhe pastaj në të gjithë Republikën. Kam shërbyer në detyra të ndryshme, si shef komisariati, drejtor i drejtorisë së qarkut të Durrësit, Shkodra, Peshkopia dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjithandej ne jemi munduar të japim më të mirën nga policia e shtetit, por edhe kemi fituar shumë në kuptimin e anës morale, e atyre mirënjohjeve që ndjejmë nga qytetarë të ndryshëm kurdo kur lëvizim e i takojmë.”

Policia për të është mision që i ka dhunuar emocione të shumëfishta. Moment i trishtë për të është vrasja e njërit prej kolegëve të tij.

“Është një numër i konsiderueshëm operacionesh policore që unë bashkë me kolegët e mi kemi ushtruar e kemi bërë dhe fatmirësisht në përgjithësi kemi qenë gjithmonë të suksesshëm në kryerjen e detyrave dhe operacioneve që kemi realizuar. Kam pasur momente të vështira kur unë kam qenë në detyrën e shefit të policisë së Shkodrës, kur humbi jetën punonjësi i policisë së forcave RENEA, Arben Ujka. Ka pasur edhe disa raste të tjera, por që fatkeqësisht këto janë ato momente që  kujtojmë dhe kanë lënë brengë në jetën time dhe në karrierën time. Si të tilla, me mirënjohje duke qenë se është 110 vjetori i krijimit të policisë, shprehim vlerësimin dhe me plotë bindje, këta duhet të jenë të paharruar se janë njerëzit që kanë dhënë gjakun dhe sakrificën e tyre për themelet e këtij shteti dhe për këtë polici shteti që ne po gëzojmë sot.”

’97, viti i trishtë për Shqipërinë e shqiptarët, në mendien e tij është Tirana, e cila vjen mes notave të errëta por edhe emocioneve profesionale për Ilia Nasin.

“Periudha e vështirë e vitit 1997, që unë kam qenë në detyrën e shefit të rendit të policisë tiranë, deri në vitin 1999, bashkë me kolegun tim të nderuar Pashk Tusha. Ka periudha shumë të bukura, ka periudha shumë të mira, sa herë që kemi parë mirënjohje nga qytetarët dhe unë po përmend sërish ’97 kur ne patrullonim rrugëve të tiranës me blinda e me tanke, dhe kur qytetarët e tiranës dilnin nga dritarja dhe na hiodhnin lule duke na falenderuar për punën që bënim”

Mesazh optimist jep për kalimin e stafetave, veçanërisht brezit të ri që dalin nga Akademia e Sigurisë.

“Sadisfaksioni i një shërbëtori të policisë, është nderimi që iu bë me cerifikatën e kariierës, në 110 vjetorin e kremtimit të Policisë së Shtetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!