Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar 45 magjistratët e rinj të cilët i janë bashkuar sistemit të drejtësisë këtë javë. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se pret që të tregojnë kurajën për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në rrugën e tyre. Ambasada thekson se Reforma në Drejtësi po përparon.
Postimi i plotë:
Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.
/Abcnews.al/