45 000 euro kilogrami i kokainës, gjykata e Tiranës merr vendimin për dy të rinjtë e arrestuar

schedule12:27 - 29 Janar, 2021

schedule 12:27 - 29 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që tre ditë më parë u kapën me 800 gram kokainë në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Besmir Sula dhe Aleksandër Zeneli do të qëndrojnë në burg të paktën deri më përfundim të hetimeve. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërndarjes së lendëve narkotike në doza të vogla klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës.

Sipas hetimeve paraprake ata e shisnin drogën me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. Besmir Sula, i cili njihej dhe me mbiemrin Zeneli dhe Aleksandër Algeri u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin droga të forta.

Ata u vunë në pranga në  vendin e quajtur “21 Dhjetori”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre iu gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë, sipas policisë një nga të arrestuarit më konkretisht, 35-vjeçari, Besmir Sula ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!