446 viktima në 24 orë, shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali

schedule17:26 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:26 - 6 Nëntor, 2020

Gjatë orëve të fundit një tjetër rritje e numrit të rasteve të reja me koronavirus është shënuar në Itali.

Statistikat e fundit shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 37 809 raste të reja dhe kanë humbur jetën 446 persona.

Ndërkohë Lombardia vijon të jetë dhe rajoni më i prekur nga Covid ku ka shënuar 10 mijë raste të reja.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 862 681 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 40,638 pacientë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!