430 kg “miell” mes plehut kimik në Fier, Karamuço: Dyshohet se linja orientohej nga Dubai. Vija: DEA kishte informacione që kur u ngarkua

schedule22:06 - 29 Nëntor, 2022

schedule 22:06 - 29 Nëntor, 2022

Një laborator droge u zbulua më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë.

Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.

Gazetari Ermal Vija, i ftuar në studion e “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo u shpreh se droga në laboratorin e Fierit ka qenë një indicie e autoriteteve amerikane.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se deri tani ka dyshime që droga është porositur nga Dubai.

Vija: DEA ka pasur informacione që në momentin që është ngarkuar sasia e drogës. Sasia prej 24 ton pleh kimik ishte porositur do t’i nënshtrohet ekspertimit kimik, pra do nxirret kokaina nga plehu kimik. Deri tani Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër arreste. Deri tani vetëm kimisti kolumbian nuk është arrestuar. Ai është thirrur për të bërë nxjerrjen e lëndës narkotike. Viktor Çervanaku kishte porositur sasinë e plehut kimik nga Kolumbia. Porosia ishte kryer që në maj të këtij viti. Nga Greqia, në Mal të Zi më pas ka mbërritur në Shqipëri.

Beçi: Në çdo vend ku ka kaluar anija është mbajtur nën survejimin e autoriteteve policore që janë siguruar mos ketë marrje të mallit.

Karamuço: Ngarkesa ka ardhur me 2 GPS. Njërin e ka pasur grupi, tjetrin e ka pasur DEA. GPS mund ta kontrollosh nga çdo cep i globit. Dyshohet që edhe kjo linjë e trafikut ndërkombëtar është e orientuar nga Dubai. Do të shikohet në ditët në vijim. Na grupet shqiptare në Dubai sepse ata janë garantët, lidhen me grupet në Amerikën Latine.

Itinerari i drogës:

Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!