43 raste në 24 orë, Kina vendos masa të reja anti-Covid

schedule14:46 - 22 Tetor, 2021

schedule 14:46 - 22 Tetor, 2021

Kina ka vendosur masa të reja për shkak të një shpërthimi të ri të Covid. Pekini ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve në disa zona, ndërsa provincat në pjesën veriperëndimore të vendit kanë vendosur kufizime të udhëtimit dhe kanë urdhëruar mbylljen e hapësirave publike.

Kina, ku u zbulua për herë të parë  koronavirusi në fund të 2019, regjistroi 43 raste të reja, më shumë se dyfishi i një ditë më parë, sipas të dhënave të shërbimit shëndetësor. Shifrat janë shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera në botë, por qytetet kineze po nxitojnë të frenojnë shpërthimet përmes udhëzimeve strikte kombëtare të tolerancës zero.

Pekini regjistroi 6 raste të reja, për shkak të variantit Delta, ndërkohë ka miratuar dozën e tretë.

Kina ka regjistruar 96,665 raste dhe 4,636 viktima që nga  fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!