415 milion euro kredi për Interin, zikaltërtit gjejnë paratë e kërkuara

schedule14:13 - 24 Janar, 2022

schedule 14:13 - 24 Janar, 2022

Interi ka marrë një kredi prej 415 milion eurosh (jo 425 siç ishte deklaruar disa ditë më parë), që skadon në vitin 2027. Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka zyrtarizuar lajmin përmes një njoftimi.

“Interi njofton se ka marrë një kredi prej 415 milion eurosh për të financuar arkat e klubit dhe për të paguar komisionet dhe shpenzimet e lidhura me huatë e mëparshme.

Kemi një situatë financiare solide dhe me perspektivë rritjeje nga aktivitetet sponsorizuese dhe pavarësisht pandemisë, të ardhurat tona kanë qenë relativisht të mira.

Interi është skuadra italiane që ndiqet më shumë në stadium dhe një nga tre klubet që ka më shumë audiencë televizive, duke përfituar një shumë të mirë nga e drejta televizive.

Nga sponsorizimet në fanellë, klubi parashikon që të marrë rreth 119 milion euro deri ën vitin 2025”, shkruhet në njoftimin e klubit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!