Një grua nga Karolina e Veriut fitoi një çmim prej 2 milion dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje vetëm dy muaj pasi fitoi 1 milion dollarë nga një lojë tjetër.
Kenya Sloan, 41 vjeç, nga Shelby, u tha zyrtarëve të Lotarisë se ishte në Esha Food Mart kur vendosi të provonte një biletë prej 20 dollarësh. Në këtë mënyrë, ajo arriti të gërvishte një çmim prej 2 milionë dollarësh.
“Unë po qëndroja aty e tronditur,” tha Sloan. “Unë thjesht ndihem e bekuar. Kjo është gjithçka që mund të them.”
41-vjeçarja theksoi se fitorja u bë edhe më e pabesueshme nga fakti se ajo kishte fituar një çmim prej 1 milion dollarësh nga një biletë vetëm dy muaj më parë.
“I thashë disa familjarëve dhe as ata nuk mund ta besonin”, tha ajo, duke theksuar se me këto para do të hapë një restorant, duke plotësuar ëndrrën e saj të hershme./abcnews.al