Të paktën 41 persona kanë vdekur që nga cikloni Mocha që përfshiu Mianmarin, sipas zyrtarëve lokalë. Sipas informacioneve janë dëmtuar 864 shtëpi dhe 14 spitale apo klinika.
Cyclone Mocha, a category 5 storm, has wreaked havoc on coastal regions of Myanmar and Bangladesh. pic.twitter.com/ATG8omjHU2
— DW News (@dwnews) May 16, 2023
Me erëra deri në 195 kilometra në orë, cikloni më i fortë që është regjistruar në rajon në më shumë se një dekadë, Mocha, goditi të dielën Sittwe, kryeqytetin e shtetit Rakhine dhe Cox’s Bazar në Bangladesh, ku janë strehuar qindra mijëra refugjatë myslimanë Rohingya.
Landfall visuals of Cyclone Mocha from sittwe, Myanmar ??
TELEGRAM JOIN ? https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/7TDXlbdcwu
— Disaster News (@Top_Disaster) May 14, 2023
Vendi po përballet me ndërprerjet e tij më të mëdha të energjisë në shtatë muaj. Ndërkohë në kampet e improvizuara Rohingya, ku gati një milion njerëz jetojnë në strehim të improvizuar dëmet janë gjithashtu të kufizuara dhe nuk ka pasur viktima.
Super cyclone ‘Mocha’ has killed hundreds of Rohingya in Myanmar IDP camp. International media is silent – the value of life differs with the color of skin. pic.twitter.com/EwwamsLmT7
— Ashok Swain (@ashoswai) May 16, 2023
Në nëntor 2007, cikloni Sidr vrau më shumë se 3000 njerëz dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.
/abcnews.al