Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

400 euro dhoma më e lirë: Ky është hoteli super-luksoz në Greqi ku po qëndron Kurti

schedule09:44 - 13 Korrik, 2022

schedule 09:44 - 13 Korrik, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet prej më shumë se një jave në Greqi.

Sipas medieve vendase ditët e fundit Kurti po kalon momente relaksuese në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

Kurti po merr pjesë bë simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar.

Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që cilësohet si “porta e parajsës”.

Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.

I ndodhur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”.  Kështu përshkruhet ky hotel.

400 euro është dhoma më e lirë. Por, kjo vetëm për një person. Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri nesër (14 korrik).

Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, Kurti kishte qëndruar atje ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur.

Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë fillimisht në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.

Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ishte arsyeja kryesore e vizitës. Kjo tryezë u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Pas kësaj ngjarje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi”. Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti e takoi të martën emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak//abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!