Tiranë- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku një person tentoi të vetëdigjej me benzinë.
Policia sqaron se ka shoqëruar 40-vjeçarin B.G i cili do të kryente aktin ekstrem. Ai fillimisht është ndaluar nga besimtarët ndërsa më pas është shoqëruar nga forcat e rendit për në komisariatin nr.1.
https://youtu.be/bgTHiEewnw0
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. E.L/abcnews.al/