40 milionë € për Rashicën, çmenden tifozët e klubit anglez

schedule15:49 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 15:49 - 11 Dhjetor, 2019

Milot Rashica mund të largohet nga Werder Bremen së shpejti, edhe pse menaxheri i tij, Altin lala, ka garantuar se anësori i klubit gjerman nuk do të lëvizë në muajin janar. Gjithsesi mediat e huaja raportojnë për një interesim të Aston Villa në Angli.

“Kreiszeitung.de” shkruan se klubi i Premier League është gati të shpenzojë shumën e 40 milionë eurove për ta transferuar djaloshin nga Vushtrria. Për Aston Villa do të ishte një transferim rekord, nëse do të realizohej.

Tifozët e klubit anglez, me të marrë vesh lajmin, kanë reaguar përmes rrjeteve sociale dhe konsiderojnë Rashicën si lojtarin e duhur për skuadrën e tyre. Një arsye më shumë për klubin që të sakrifikojë dhe ta transferojnë sulmuesin e Werder Bremen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!