40 mijë vite burg për bosin turk, kush është super mashtruesi që u arrestua sot në jug të Shqipërisë

schedule10:26 - 30 Gusht, 2022

schedule 10:26 - 30 Gusht, 2022

Bosi i shumëkërkuar turk, Faruk Fatih Özer është arrestuar sot nga policia shqiptare në një plazh në jug të Shqipërisë.

Abcnews.al mëson se super mashtruesi i monedhave virtuale u kap nga policia teksa po merrte rreze dielli bashkë me një person tjetër me iniciale E.H, i cili ka rënë gjithashtu në pranga e policisë, pasi akuzohet se ka përkrahur bosin turk të fshihet në vendin tonë.

Por kush është Faruk Fatih Özer dhe për çfarë akuzohet?

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Kapet super mashtruesi me monedhat virtuale, Faruk Fatih Özer. U arratis nga Turqia me miliona dollarë

Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha duke humbur të gjitha gjurmët.
27-vjeçari është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Lexo KËTU gjithçka mbi Faruk Fatih Ozer

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.
Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik.

Kujtojmë se Prokuroria turke ka mbyllur  ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

Ndaj  tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!