40 ditë burg për bashkëpunëtorin e dy biznesmenëve indianë

schedule16:16 - 26 Mars, 2019

schedule 16:16 - 26 Mars, 2019

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë për Hiteshkumar Patel, bashkëpunëtorin e dy vëllezërve biznesmenë nga India. Patel u arrestua më 22 Mars nga Interpol Tirana, si bashkëpunëtori i Nitin dhe Chetankumar Sandesara, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi janë përfshirë në një skandal të madh mashtrimi bankar dhe pastrimi të parave në Indi. Para trupës gjykuese ai pretendoi se shteti shtetit indian e përndjek për bindjet e tij politike. Patel mësohet se është vëllai i bashkëshortes së Cetan Sandesaras, ky i fundit është arkitekti që krijoi skemën gjigante të mashtrimit financiar./abcnews.al