4 zakone mëngjesi që janë të mira për shëndetin tuaj

schedule08:48 - 23 Tetor, 2021

schedule 08:48 - 23 Tetor, 2021

Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë një sërë zakonesh të pashëndetshme të mëngjesit që jo vetëm që krijojnë stres, por në planin afat të gjatë mund të çojnë ndikojnë dhe në shëndetin e tyre. Pra, çfarë mund të bëni në mëngjes për të qenë sa më produktive gjatë ditës?

Pini ujë

Përfitimet e hidratimit adekuat janë të shumta dhe të rëndësishme, pasi uji merr pjesë në strukturën por edhe në transportin e lëndëve ushqyese, në rregullimin e temperaturës së trupit, në përbërjen e gjakut, por edhe në mbrojtjen e indeve të ndryshme të trupit. Pra, në vend që të shkoni direkt në kafene, filloni ditën duke pirë ujë. Kështu, rrisni detoksifikimin e trupit tuaj dhe parandaloni shfaqjen e dhimbjeve të kokës.

Bëni stërvitje

Stretching është një nga mënyrat më të mira për të nisur ditën tuaj. Në të njëjtën kohë, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe qëndrimin. Bëni disa ushtrime të buta shtrirjeje ose provoni një program të shkurtër joge në mëngjes.

Përfshini proteina në mëngjesin tuaj

Përpiquni të shmangni brioshët, biskotat dhe brumërat në mëngjes dhe filloni ditën duke ngrënë proteina, të cilat do të nxisin metabolizmin dhe do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë.

Ecni

Ecja rrit rrjedhjen e gjakut në tru, redukton hormonet e stresit dhe çliron endorfinë, përmirëson disponimin dhe zvogëlon shanset e dëmtimit kognitiv, duke stimuluar të gjithë trupin tuaj. /abcnews.al