4- vjeçari britanik botoi dy saga në Ditën Botërore të Librit

schedule14:38 - 3 Mars, 2023

schedule 14:38 - 3 Mars, 2023

Një voglush 4-vjeçar pritet të hyjë në librin e rekordeve botërore Guinness, falë talentit të tij në të shkruar. Ai ka botur dy libra për fëmijë dhe ka filluar të shkruaj në moshën 3-vjeçare.

Librat e tij u publikuan të dy të enjten, A Beach With No Sea dhe Jayce’s Sweet Tooth.

Nëna e tij, Anim Joyce, tha se djali i saj ishte “shumë i emocionuar” për të parë librat e tij të botuar dhe ai tashmë kishte shkruar shumë tregime që ende nuk i ka botuar.

Ai gjithashtu ka një shans për të hyrë në Rekordet Botërore Guinness si personi më i ri që boton një libër dhe një seri njëkohësisht, nëse shiten 1000 kopje të secilit libër.

Joyce tha se reagimi dhe mbështetja nga komuniteti kishte qenë “e pabesueshme” pasi u njoftua për herë të parë në janar për publikimin e librave.

Ata takuan gjithashtu deputetin e Sutton Coldfield, Andrew Mitchell, për të festuar.

“Shkrimi vjen natyrshëm për të”

“Jayce u emocionua kur i thamë se deputeti e kishte ftuar të takohej me të”, tha ajo.

“Ai tha se kishte ta takonte atë dhe donte të dinte se çfarë e kishte frymëzuar për të shkruar librat e tij, madje ai i tha Jayce se do t’i vendoste në biblotekën e tij shkrimet e tij. Ne kemi pasur edhe disa librari që e ftojnë atë për intervista, të gjithë duan ta mbështesin dhe ta inkurajojnë atë,” shpjegoi ajo.

Joyce tha se djali i saj i kishte shkruar librat për përvojat e tij nga udhëtimet në park, muze dhe kopsht zoologjik.

“Ai ka shkruar histori të tjera, por ato nuk janë publikuar ende, ka shumë të tjera të cilat ai i mbanë në kokën e tij,” tha ajo.

“Ai nuk bën gjë tjetër veçse të shkruajë, është e natyrshme për të, askush nuk e shtyen atë të shkruajë, ai është i talentuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!