4 viktima dhe 23 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule14:19 - 8 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 8 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën katër persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 23 raste të reja nga 2 835 testime.

Rastet e reja janë konfirmuar Shkupi – 13, Radovishi – 4, Manastiri dhe Kratova nga 3, Prilep – 2, Gostivari, Kumanova, Shtipi, Strumica, Koçani, Kërçova dhe Berova nga 1.

MSH sot ka konfirmuar katër viktima, tre nga Shkupi (76, 76 dhe 77) dhe një person nga Kumanova (71).

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 32 persona të shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.441, numri i pacientëve të shëruar është 149.528, numri i vdekjeve është 5.462, ndërsa numri i rasteve aktive është 451./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!