4 ushqime probiotike që duhet të shtoni në dietën tuaj

schedule14:58 - 2 Prill, 2021

schedule 14:58 - 2 Prill, 2021

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime që përmbajnë probiotikë në mënyrë që të forconi sistemin tuaj imunitar dhe të rregulloni sistemin tuaj të tretjes. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se cilat janë 4 ushqime probiotike që duhet t’i shtoni në dietën tuaj.

1. Kosi

Në përgjithësi, kosi është një nga ushqimet më të konsumuara probiotike në jetën e përditshme. Kur blini kos të marrë nga fermentimi i qumështit, duhet të shikoni etiketën. Është e nevojshme të shmangni koset që përmbajnë shurup misri, ëmbëlsues dhe aromë artificiale. Përveç sigurimit të përfitimeve probiotike për trupin tuaj, kosi gjithashtu ofron proteina, minerale dhe shtesa të vitaminave.

2. Kefiri

Një tjetër ushqim me përmbajtje probiotike është kefiri. Kefiri i fermentuar nga qumështi i dhisë dhe kokrrat e kefirit përmban antioksidantë. Për më tepër, ai përmban laktobacile dhe bifidobaktere. Ju mund të blini kefir në dyqane ushqimore ose mund ta bëni në shtëpi.

3. Çaji Kombucha

Ju mund ta bëni lehtë çajin kombucho, një tjetër probiotik i njohur i viteve të fundit, në shtëpinë tuaj. E pasur me baktere të shëndetshme të zorrëve, kombucha që ju ndihmon të humbni peshë.

4. Uthull molle

Uthulla e mollës, e cila përdoret gjithashtu në pastrimin e frutave dhe perimeve, është e njohur për pasurinë e saj me vitamina dhe perime. Nëse nuk keni ndonjë problem të madh në stomak, mund të pini një lugë çdo mëngjes ose ta përdorni në sallata./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!