4 truke të lehta për të lehtësuar dhimbjen e nervit shiatik

schedule15:56 - 17 Shkurt, 2021

schedule 15:56 - 17 Shkurt, 2021

Nervi shiatik është nervi më i gjatë në trupin tuaj. Shiatiku është një dhimbje intensive, ndonjëherë e padurueshme, që fillon në pjesën e poshtme të shpinës dhe përfundon në fund të këmbëve. Kryesisht ndodh te njëra këmbë dhe mund t’ju bezdisë për javë të tëra.

Dhimbja shiatike shoqërohet zakonisht me djegie dhe ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje dhe dobësi në këmbë. Këto simptoma përkeqësohen gjatë uljes. Vlen të thuhet se shiatiku nuk është një diagnozë e veçantë. Është një simptomë që tregon probleme të caktuara në shpinë.

Shiatiku nuk është gjithmonë e mundur të trajtohet pa ilaçe. Sidoqoftë, abcnews.al ju ka sjellë disa truke që mund të lehtësojnë dhimbjen.

1. Stërvitja

Shtrihuni në shpinë dhe vendosni një jastëk të vogël nën kokë. Përkulni gjunjët, duke i mbajtur këmbët drejt në dysheme, përveç ijëve. Relaksoni pjesën e sipërme të trupit tuaj, sugjeron abcnews.al. Drejtoni njërin nga gjunjët e përkulur drejt kraharorit dhe mbërtheni kokën me duar. Mbajeni në këtë pozicion për 30 sekonda dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni ushtrimin 2-3 herë për secilën këmbë dhe mos harroni frymëmarrjen e thellë.

2. Përdorni të ftohtin dhe të ngrohtin

Nëse dhimbja shiatike sapo ka filluar, ju mund ta qetësoni duke aplikuar akull. Mbështilleni akullin me peshqir dhe vendoseni në pjesën ku ndjeni dhimbje për 20 minuta. Pas disa ditësh grumbullimi i nxehtësisë mund t’ju japë një lehtësim, sugjeron abcnews.al.  Mund të alternoni paketa të ftohta dhe të nxehta, nëse dhimbja vazhdon.

3. Masazhimi

Presionet dhe fërkimit rrisin qarkullimin e gjakut, relaksojnë muskujt e tendosur dhe rrisin prodhimin e endorfinës. Kjo metodë mund të ndihmojë në zvogëlimin e shtrëngimit të nervit shiatik dhe lehtëson dhimbjet. Abcnews.al sugjeron të shtypni pikat e këmbës tuaj me gishtat e mëdhenj dhe të fërkoni zonat ku ndjeni dhimbje.

4. Zgjatja

Shtrihuni me bark, duke u mbajtur me bërryla. Lërini shpatullat dhe drejtoni qafën dhe shtyllën kurrizore. Zgjatni duart poshtë dhe harkoni kurrizin. Merrni frymë thellë dhe qëndroni në këtë pozicion për 5-10 sekonda. Kthehuni në gjendjen fillestare dhe përsëriteni ushtrimin 10 herë.

Është ide e mirë që të konsultoheni dhe me mjekun tuaj për shkaqet e mundshme të shiatikut. Mjeku do të ekzaminojë shtyllën kurrizore dhe do t’ju japë rekomandimet e nevojshme./e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!