Në klasat e para të shkollës fillore, drejtshkrimi luan një rol kryesor. Në mënyrë që fëmija të kapërcejë problemet drejtshkrimore me të cilat përballet, duhet të dini disa mënyra të zgjuara që do ta bëjnë procesin më të lehtë dhe të kënaqshëm.
Programi
Një fëmijë i vogël duhet ta dijë se ekziston një program specifik për t’u ndjekur. Sapo të kthehet nga shkolla lëreni të relaksohet dhe zgjidhni një kohë të caktuar për të filluar studimet çdo ditë. Pushimet e rregullta janë gjithashtu të rëndësishme, në mënyrë që fëmija të relaksohet.
Mësimi i drejtshkrimit
Nëse fëmija juaj ka vështirësi në drejtshkrim duhet të filloni të lexoni me ta, sepse mësimet e vështira duhet të lexohen së pari në mënyrë që të largohet stresi por dhe të rritet efikasiteti kur mendja është akoma e relaksuar.
Zona e leximit
Duhet të ketë një zonë specifike studimi dhe jo në kuzhinë apo në tryezë kafeje. Dekoroni hapësirën e zyrës.
Nënvizoni me ngjyra
Përdorni stilolapsa me ngjyra për të theksuar shkronjën e saktë ose për të nënvizuar fjalët që janë të vështira për fëmijën. /abcnews.al