4 trajnerë që mund të zëvendësojnë Allegrin te Juve në verë

schedule21:58 - 28 Mars, 2023

schedule 21:58 - 28 Mars, 2023

Ndarja zyrtare mes Antonio Conte dhe Tottenham Hotspur ditët e fundit ka nxitur edhe një herë spekulimet për rikthimin e tij të mundshëm te Juventus, me dyshime për Allegrin që mbetet pavarësisht një sezoni të vështirë.

Emri i ish-trajnerit mbetet në krye të listës (të përfolur) në rast se Massimiliano Allegri dhe klubi ndahen në fund të sezonit.

Mirëpo, sipas TuttoSport, ditët e fundit janë bërë më të shpeshta zërat për kandidatë të tjerë të mundshëm. Fillimisht jemi rikthyer të flasim për Andrea Pirlon, i cili drejtoi Juventusin për një vit, duke fituar 2 trofe. Për momentin është thjesht një sugjerim, disa fansa do t’i jepnin më shumë kohë.

Ka zëra edhe për Igor Tudor, një tjetër ish-lojtar i Juventusit që ishte pjesë e stafit të Pirlon. Ai drejton Marseille.

Së fundmi, ka ende zëra për Gian Piero Gasperinin, i cili prej shumë vitesh qëndron në stolin e Atalantës. /G.D abcnews.al/